INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U largua nga Përputhen pas akuzave për drogë, Erlindi tregon ç’i bëri produksioni: S’na lejuan të…

U largua nga Përputhen pas akuzave për drogë, Erlindi tregon ç’i bëri produksioni: S’na lejuan të…

Publikuar më: 14:37 26-03-2021

Erlind Kapllani vendosi që të largohej përfundimisht nga “Për’puthen” ditën e djeshme. Ishte vetë konkurrenti ai që e ndau këtë lajm me publikun nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.
Pas debatit të fortë me opinionistin Arjan Konomi, i cili e akuzoi Kristianin se i kishte dhënë një drogë që e ka shpërfytyruar Erlindin, ai vendosi të mos ishte më pjesë e programit.

Bora Zemani zbuloi dje se Erlindi dhe Kristiani kishin prishur programin, prandaj kanë qenë rojet ata që kanë ndërhyrë për t’i larguar ata të dy nga studioja.

bnn.jpg

 

Nëpërmjet një videoje, Erlindi tregoi se së bashku me Kristianin, kishin kërkuar që t’u jepej një hapësirë televizive për të sqaruar të vërtetën e “drogës”, por ndonëse kjo ju ishte premtuar nga produksioni, nuk ndodhi kështu.

Sipas dy djemve, ajo që Kristiani i ka dhënë Erlindit ka qenë thjesht çaj macha, i cili konsumohet në të gjithë botën.

“Unë dhe Kristiani u akuzuam rëndë nga opinionisti se unë dhe Kristiani jemi droguar me një çaj bio që mund ta blesh kudo në internet. Këto akuza u përhapën kudo në internet në lajme me emrin tonë, po ashtu na është folur në një mënyrë shumë vulgare dhe na ka bërë të ndihemi shumë keq, sidomos unë që edhe jam ofenduar.

Ç’borxh kam unë të shoh të tilla lajme me emrin tim, ç’borxh ka nëna ime që të më marrë mua duke qarë në celular edhe të më thotë çfarë ke pirë në emision dhe unë që i them: ‘mama kam pirë vetëm çaj’.

Shumica e njerëzve nuk e besojnë këtë gjë, sepse besojnë fjalën e opinionistit, por këto janë akuza shumë të rënda, që kanë ndikuar shumë keq në emrin tonë.

Gjithë ç’kam kërkuar ka qenë që kjo çështje të tematizohej në emision, ka qenë një ballafaqim dhe një sqarim që ne kemi merituar për këto akuza të rënda që na janë bërë. Produksioni na e premtoi këtë gjë ditën e enjte, por siç e pamë të gjithë, ditën e enjte u çuam për të folur, morëm mikrofonat dhe në këtë moment nuk na lejuan.

Kristiani mori mikrofonin dhe është thirrur ‘security’ për ta nxjerrë Kristianin jashtë dhe unë po ashtu kam dalë nga emisioni dhe nuk doja të bëja më pjesë aty. Jam ndjerë shumë keq, sepse na është cenuar e drejta e fjalës, për të shprehur veten tonë dhe për të sqaruar publikisht akuzat që na janë bërë.

Ne kërkojmë një falje publike për këto akuza kaq të rënda dhe mashtruese në mënyrë sa më të shpejtë, por edhe falja nuk do i fshijë lajmet e rreme. Prandaj dhe unë vendosa të dal nga aty”,- është shprehur Erlindi.

Article Logic
Execution time: 0.0036728382110596