INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U largua nga Përputhen pas fotos me litar, Elvisi i kthehet Antonelës, por “thumbon” dhe Arianin: Ishte manipulim...

U largua nga Përputhen pas fotos me litar, Elvisi i kthehet Antonelës, por “thumbon” dhe Arianin: Ishte manipulim...

Publikuar më: 13:32 18-03-2021

Elvisi u largua nga "Përputhen" pak ditë më parë pas postimit me litar që bëri bujë e solli reagime të shumta në emision dhe në rrjet. "Ka dy lloj mostrash në këtë botë:Ngacmuesit seksualë që bëjnë gjëra pa aprovimin e palës tjetër. Femra që bëjnë ça duan dhe ia hedhin fajin “ngacmuesit seksual”.
Për këtë të dytën jam më i sigurt", shkruhej në postimin e Elvisit.

 Ish-konkurrenti i ftuar mëngjesin e sotëm në “Kafe Shqeto” në Syri Tv, dha intervistën e parë pas daljes së tij nga programi dhe tha se sipas tij situata u manipulua.

“Ky ishte një manipulim situate pasi njerëzit përdorin figura letrare dhe vizive për të përshkruar një situatë, dhe dakort, ai postim nuk ishte mënyra më perfekte për të shprehur diçka por në logjikën time, i bie të jesh vërtet idiot, që të publikosh një foto të tillë duke menduar atë mesazh, ndërkohë që je personazh publik. Unë, në vend të litarit mund të kisha vendosur pranga, dhe prap njërezit do të kapeshin, pra çdo gjë që mund të kisha përdorur në atë Story do të keqkuptohej”, tha Elvisi.

Sa i përket opinionistit Arjan Konomi, ish-konkurrenti tha: “Jo nuk kam pasur një përballje. Ka qenë një postim i patolerueshëm i Arjanit që unë s’do ja toleroja askujt, por për faktin që ishte Arjani nuk kam folur personalisht për këtë çështje dhe nuk e kam nxjerrë në studio deri në momentin që po më bënte diçka të padrjetë, u mbush kupa, dhe sikur më kujtoi mua se si person publik që duhet të mbaj përgjëgjësi për atë që postoj dhe ai duhet të mbajë për ato që poston sepse është person publik.”

Article Logic
Execution time: 0.0040209293365479