Ana dhe Riniani realizuan disa takime në "Përputhen" dhe publiku nisi t'i shihte si një çift të ardhshëm derisa konkurrentja vendosi të largohej nga programi. Ana i kërkoi Rinianit ta vazhdonin lidhjen e tyre jashtë, por ai nuk pranoi duke e mbyllur aty njohjen me të. Megjithatë jashtë emisionit, marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e mirë dhe kjo shihet nga veprimi i fundit i Anës.
Riniani ka marrë pjesë si protagonist në një videoklip dhe Ana e ka postuar në Instastory duke i uruar suksese.