Olsi Bylyku, ose siç njihet ndryshe me emrin e personazhit të tij Kimikati ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e ‘Portokalli’. Duke mos kursyer falenderimet për programin që i hapi dyert, ai ka konfirmuar se tashmë nis një projekt të ri artistik së bashku me kolegët e tij Bes Kallakun dhe Erion Isain.
Ai do të jetë çdo të diel në programin “E diela Shqiptare” se bashku me dy aktorët Bes Kallaku dhe Erion Isai. Ditën e sotme në një intervistë për tvklan.al, Olsi është pyetur se përse zgjodhi të vinte në Klan dhe la Portokallinë.
Aktori është përgjigjur: "Duke qenë se ikja ime u komentua gjatë në rrjetet sociale, këtë mënyrë zgjodha dhe unë për të sqaruar ata që qeshin me batutat e mia dhe që duartrokitën personazhet e mi. Në Tv Klan do të më shihni si Olsi Bylyku, pasi si Olsi mu bë dhe ftesa".
"Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë shumë të mira madje jam ndjerë i vlerësuar që u përfshiva që në fillesat e këtij projekti. Nga ana tjetër ndihem edhe dyfish i karikuar për të sjellë numra interesantë.Kam besuar gjithnjë tek Besi dhe Erioni, si një dyshe fantatike humori (dhe këtë gjë e kam shprehur gjithnjë), por nuk e shoh aspak më të lehtë, pasi më duhet të punoj shumë për të nxjerrë produktin që të gjithë kërkojmë të shohim çdo të dielë.Unë mendoj që në çdo numër artistik që kam sjellë, çdokush gjen vetveten. Të gjithë janë zënë njëherë me plakun (pse ti jo) (qesh). Edhe kushedi sa shumë prej jush janë zënë me prindërit, po s’na i tregoni (qesh)...Tani e tujtje “Kimikati” do të rritet bashkë me Olsin,”-tha ai ndër të tjera.