Vetëm pak javë më parë u konfirmua largimi i moderatores Xhemi Shehu, nga “Portokalli”. Por të gjithë kishim idenë se do ta shihnim Xhemin në ndonjë televizion tjetër apo në një format ndryshe.
Por mesa duket asnjëra nga hamendesitë tona nuk do të jetë e mundur sepse Xhemi paska vendosur të largohet nga ekrani. Këtë gjë moderatorja e deklaroi teksa ishte duke konsumuar mëngjes me mikeshën e saj, Arbana Osmanin.
Nepsi i Arbanës ka bërë që ajo të sjellë 4 brioche me vete në takimin e mëngjesit me Xhemin. E ndërsa Arbana bën shaka me dietën dhe thotë se me këtë mëngjes të bollshëm nuk janë për ekran këtë vit, Xhemi ka bërë një deklaratë të dyshimtë:
Arbana: Duket domethënë nga mëngjesi që këtë vit, këtë sezon, nuk jemi për televizion!
Xhemi: Këtë sezon? Unë s’jam për gjithë jetën, po ti thuaj!
Kjo deklaratë e Xhemit na ka bërë të dyshojmë se moderatorja mund të jetë tërhequr nga ekrani për një periudhë të gjatë kohe.