INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U largua nga PORTOKALLI, TCH hedh në gjyq aktoren e njohur Delinda Disha, zbulohet arsyeja! [FOTO]

U largua nga PORTOKALLI, TCH hedh në gjyq aktoren e njohur Delinda Disha, zbulohet arsyeja! [FOTO]

Publikuar më: 20:32 28-01-2020

Delinda Disha, aktorja e njohur e humorit që u largua disa muaj më parë nga “Portokalli” për të shkuar tek “Klanifornia”, është paditur nga “Top Channel”. Këtë padi, “Top Channel” e ka dorëzuar në Gjykatën e Rrethit Tiranë. Sipas disa burime për “Syri.net”, Top Channel ka paraqitur si prova në gjykatë kontratën e Delindës në “Portokalli”. Kjo është kontratë 2-vjeçare që fillonte nga viti 2017-2019. Në të njëjtën kohë, pala tjetër ka paraqitur një kontratë tjetër të aktores, në periudhën 2017-2018. Delinda është duke u akuzuar se ka shkelur kontratën dhe ka nxjerrë sekrete artistike. Mirëpo, ajo është kontaktuar nga “Syri.net” dhe ka thënë se:  “Do vazhdoj dhe këtë sezon me role shumë të dashura për publikun çdo të shtunë në mbrëmje në Klan”, duke preferuar të mos japë detaje për ngjarjen e mësipërme. .

hiqeemrin.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032892227172852