INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U largua sërish nga Përputhen, reagon për herë të parë Ana, zbulon çfarë i ka ndodhur

U largua sërish nga Përputhen, reagon për herë të parë Ana, zbulon çfarë i ka ndodhur

Publikuar më: 17:28 15-02-2022

Ana, ish-konkurrentja e “Për’puthen 2”, u rikthye sërish në emisionin, për të vazhduar rrugëtimin e saj aty ku e la herën e fundit dhe për të gjetur dashurinë që nuk e gjeti në sezonin ku ajo mori pjesë.

Me rikthimin e saj sigurisht që shumë ujëra u trazuan, duke ndryshuar kështu rrjedhën e programit. 
Kujtojmë që largimi i Anës, ndodhi pas puthjes që ajo i dha Edit. Në studio kishin filluar përplasjet mes këtij të fundit dhe Erionit, një tjetër djalë me të cilën Ana ka dalë nëpër takime, duke e rënduar gjendjen e konkurrentes.

Pas sherrit që ndodhi, opinionistit Arjan Konomi, fajëson anën e cila bën veprime që mund të sjellin këto pasoja dhe më pas nuk di si t’i përballojë.

Kjo gjë e mërziti shumë konkurrenten e cila u largua nga programi dhe së fundmi përmes rrjeteve sociale ka lënë të kuptohet se po kalojnë familjarisht një periudhë të vështirë.

“Dua t’ju falënderoj nga zemra të gjithë ju të cilët nuk rreshtët së më pyeturi si jam dhe si është gjendja në familjen time. Dua të ju them që jam mirë dhe ditë më të bukura po vijnë. Një fatkeqësi po kalojmë por çka vjen prej Zotit nuk mund ta ndryshojmë. Paçi paqe dhe bekime në familjet tuaja”, është shprehur Ana. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334