INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U larguan përfundimisht?! Atdheu i kërkoi ta vijojnë njohjen jashtë Përputhen, Sara i kthen këtë përgjigje!

U larguan përfundimisht?! Atdheu i kërkoi ta vijojnë njohjen jashtë Përputhen, Sara i kthen këtë përgjigje!

Publikuar më: 19:31 11-05-2021

Për të sqaruar gjithë marrëdhënien e ndërlikuar mes tyre, Atdheu dhe Sara zhvilluan një takim në studio.

 

Atdheu është shprehur se ka qenë xheloz për të, ndërsa vajza tha se gjithmonë e ka pasur pëlqimin për të që nga takimi i parë.

Në fund djali ka thënë se do të largohet nga emisioni por bashkë me të.

Sara e ka dhënë përgjigjen përmes një puthje në buzë duke treguar se do të dilnin bashkë.

Sara: Ti je i pavendosur.

Atdheu: Kam qenë xheloz për ty.

Atdheu: Kuptova se kam një pëlqim shumë të madh për ty.

Sara: Dmth më le në opsion të dytë.

Atdheu: Lashë ëmbëlsirën për në fund.

Sara: Ashtu e?

Atdheu: Ty kur të filloi pëlqimi ndaj meje.

Sara: E kam pasur që në takimin e parë. Çdo herë pas takimi tek ty e kam pasur mendjen.

Atdheu: Nuk bëri punë ajo deklaratë, ja ku jemi sot.

Sara: Si kam bërë me qëllim.

Atdheu: Ka qenë veprim i nxituar.

Atdheu: Unë dua të largohem sot nga programi bashkë me ty.

Sara: Më jep fjalën që do të jesh i qëndrueshëm?

Atdheu: Po.

Sara: Të të jap përgjigjen.(Sara puth Atdheun).

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943