INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U lidh me ish-bashkëshortin e saj, Adrola Dushi ka dy fjalë për Fifin: I duhet shumë…

U lidh me ish-bashkëshortin e saj, Adrola Dushi ka dy fjalë për Fifin: I duhet shumë…

Publikuar më: 12:32 08-05-2022

Këngëtarja e njohur, Fifi, ka disa muaj që është duke shijuar romancën e saj me Adis Patushin. Ata janë mjaft aktivë në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë postimet ku shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Çifti duket se është në çdo moment bashkë dhe është shumë i dashuruar.

E kur Fifi e Adisi bënë publike lidhjen e tyre, fansat ishin kuriozë të dinin s çfarë mendon ish-bashkëshortja e tij, Adrola Dushi për këtë marrëdhënie. Modelja e dashur për publikun ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Why Not”, ku është pyetur se çfarë mendimi ka për Fifin dhe ajo i ka habitur të gjithë me përgjigjen e saj.

Sipas Adrolës, këngëtarja është një artiste të cilën ajo e vlerëson shumë dhe teksa të gjithë prisnin një reagim në lidhje me marrëdhënien e saj me ish-partnerin e modeles, Dushi i uroj këngëtares shumë lumturi në jetën e saj.

“Fifi është një artiste që na ka prekur zemrat të gjithëve, e vlerësoj shumë si artiste me tekstet e saj, me muzikën e saj, me zërin e saj. Fifi është një nga ata njerëz që i duhet shumë lumturi në jetë dhe ia uroj me gjithë zemër”– u shpreh ajo.

Adrola dhe Adisi u bënë për herë të parë prindër të një djali por pak kohë pas ardhjes së tij në jetë, ata u ndanë dhe tashmë kujdesen të dy për Troin ndonëse ai jeton me Adrolën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0048308372497559