Pak javë më parë Arsimi dhe Ana i dhanë fund lidhjes së tyre. Brenda pak javësh nga momenti që ata të dy bënë publike romancën, vendosën të ndanin përfundimisht rrugët. Arsimi ka rrëfyer se ka pasur një pëlqim shumë të fortë për Anën dhe se madje kanë shkëmbyer unaza me njëri-tjetrin. Por, tregoi se Ana donte vëmendje gjatë gjithë kohës dhe se kjo gjë ishte bërë e bezdisshme për të.
Si duket Arsimi dhe Ana e Për’puthen nuk janë ndarë mirë dhe këtë e kanë treguar thumbimet e tyre në rrjetet sociale. Së fundmi, ish-konkurrenti i ka ironizuar keq ish-të dashurën e tij në pikën e saj më të komentuar në rrjetet sociale, këngën. Një komentues i ka shkruar se ka marrë famë nga Ana, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak Arsimit, Ky i fundit i është kthyer duke cituar “make the budy work”. Me siguri edhe ju e di që i referohet refrenit të këngës së saj, që është kritikuar aq shumë.