Ndërkohë që të gjithë u lumturuam për bashkimin e The Weekend me modelen e njohur Bella Hadid një lajm i papritur ka shpërthyer në të gjitha mediat rozë.
Mesa duket The Weekend, është kapur mat nga modelja me dashurinë e tij të vjetër, Selena Gomez-in.
Edhe pse u duk sikur gjithçka mori fund mes Selenës dhe Yllit të muzikës, The weekend ka lënë pas një veprim që asnjë femër nuk do e pëlqente.
Bella i gjeti këngëtarit, pas bashkimit, disa foto të Selenës në celularin e tij, këto informacione janë bërë publike nga “Hollywoodlife”.
“Bella zbuloi disa foto seksi të Selenës në telefonin e tij dhe u inatos. Abel tha se ajo i përkiste të kaluarës, por Bella e akuzoi atë se dëshironte të kthehet me Selenën. Pas një debati të madh, ai fshiu çdo foto nga telefoni i tij”, tregon burimi për “Hollywoodlife”.
Gjithsesi akoma nuk është thënë asgjë se dyshja Abel-Bella janë ndarë!!!