INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U lirua falë garancisë pasurore, NOIZY ka diçka për të thënë: Kam besim te…

U lirua falë garancisë pasurore, NOIZY ka diçka për të thënë: Kam besim te…

Publikuar më: 15:30 16-08-2024

Reperi i njohur Noizy, i cili sot u lirua nga burgu, pasi ishte arrestuar për dhunën ndaj personazhit të Tik Tokut, Med Iseni ka publikuar edhe pamjet kur jashtë ambienteve të burgut është pritur nga fansa dhe miq të tij.

Ai u prit me përqafime, ndërsa gjatë rrugës me makinë ka ndaluar, për të bërë foto edhe me fansat.

Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Noizy ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë, ndërsa shprehet se ka besim tek drejtësia shqiptare dhe ajo në Kosovë.

“Uroj që të jeni mirë, nuk di nga t’ja filloj dhe t’ja mbaroj. Doja të falënderoja familjen dhe miqtë e mi. Nuk u ndalën duke më suportuar dhe duke më dhënë mbështetje. Dua të falënderoj dhe kolegët që nuk patën frikë të më suportojnë jo mua, por të drejtën dhe të vërtetën. Siç e kam thënë përherë, e drejta dhe e vërteta do të fitojë. Kam besim tek drejtësia shqiptarë dhe drejtësia në Kosovë. Uroj që kjo çështje të zbardhet sa më shpejt. Jam mundura të jap pozitivitet, të jap mesazhe pozitive, por që ndodhin edhe kështu rastesh kur gjërat shkojnë jo ashtu siç i kishim planifikuar. Ju falënderoj nga zemra për suportin. Shumë më kanë suportuar”, tha këngëtari.

Për të gjithë fansat, ai dha lajmin se të mërkurën më 21 gusht do të zhvillojë një koncert në stadiumin Selman Stermasi.

“Kam një lajm të rëndësishëm. Të mërkurën meqë nuk i zhvilluam shumë koncerte këtë verë për shkak se isha i arrestuar kemi vendosur që këtë të mërkurë, në datën 21 në stadiumin Selman Stermasi do të mbajmë një super koncert për të gjithë ju fansat më të çmendur në botë. Edhe juve që ju zhgënjeva pak ato ditët e koncertit, ju kërkoj falje që nuk erdha dot. Ju pres në Tiranë më datë 21. Shumë shpejt do dalim edhe me posterin. Ju dua dhe ju përshëndes të gjithëve”, tha Noizy.

Article Logic
Execution time: 0.0027530193328857