Dolën çift nga emisioni Përputhen, por Mevlani dhe Ledjana i ndanë rrugët e tyre dhe s’i kanë kursyer thumbat në rrjetet sociale. Mirëpo në puntatën që lamë pas të emisionit, pati një përballje mes Mevlanit dhe Antonelës, e cila ka qenë shumë aktive në marrëdhënien e tij me Ledjanën.
Ajo u tregua shumë e drejtpërdrejtë dhe e pyeti troç Mevlanin nëse ka fjetur me Ledjanën.
“U lodhe kot 9 muaj edhe nuk fjete asnjëherë. Apo ke fjetur? Apo fjete?”, i tha ajo.
“Janë gjërat e jetës. Jo. E kemi pasur kështu si ato fejesat dikur, që kur të martohemi do flejmë bashkë”, u përgjigj Mevlani.