Këngëtarja e njohur, Era Istrefi ka nisur xhirimet për këngën më të re që do publikojë së shpejti. Me anë të disa fotove dhe videove ajo zbuloi pak nga detajet e tij. Siç edhe u kuptua xhirimet po bëhen në Kosovë, vendlindjen e këngëtares. Projekti i ri pritet të publikohet së shpejti, por ndryshimet në ‘look’ të Erës duket sikur po na përgatisin për diçka të re dhe të bukur nga këngëtarja.
Edhe pse fotot e saj pushtuan rrjetin ditën e djeshme, mbase një pjesë e juaja nuk e kanë vënë re një detaj ndryshe tek Era. Ajo është shfaqur si kurrë më parë me quka dhe duket shumë bukur. Këngëtarja duket se ka improvizuar me anë të grimit disa quka në pjesën e mollëzave, duke i dhënë fytyrës së saj një pamje tjetër.
Ky detaj mund të jetë plotësues për grimin në tërësi, ose thjesht një gjë ndryshe që Era ka dashur të provojë. Së shpejti pritet ta shohim edhe më qartë rezultatin e ndryshimit të ‘look-ut’ në klipin e ri.