INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''U martua me të huaj dhe bën si patriote''/ Irid Oxa i kthehet KEQ gazetarit të njohur: Pseudo-gazetar, mos paragjyko...[FOTO]

''U martua me të huaj dhe bën si patriote''/ Irid Oxa i kthehet KEQ gazetarit të njohur: Pseudo-gazetar, mos paragjyko...[FOTO]

Publikuar më: 11:39 29-03-2019

Vera e 2016-ës ishte e zjarrtë për futbollin shqiptar, pasi Kombëtarja Kuqezi siguroi pjesëmarrjen për herë të parë në fazën finale të një kompeticioni të rëndësishëm, siç ishte Kampionati Europian “Francë 2016”.

Por përveç fushës, Shqipëria shkëlqeu edhe në tribuna, ku krahas mbështetjes së zjarrtë të tifozëve, të cilët ngjyrosnin kuqezi shkallët e stadiumit, shpalosi edhe bukurinë femërore, që përfundoi në kopertinat e mediave botërore.

Rike Roçi, Irid Oxa dhe shumë të tjera, ishin ato që nën ngjyrat kuqezi, tërhoqën vëmendjen në stadiumet franceze dhe në të gjithë botën e futbollit.

E një gazetar i njohur në Kosovë, ka bërë një shkrim së fundmi sipas të cilit në stadiumet shqiptare vëmendjen duhet ta marrin futbollistët dhe jo gazetaret sportive që e ekzagjerojnë me veshjen si dhe nuk ka lënë pa përmendur Riken dhe Iridin.

“Vëmendjen e tërheqin dhe e meritojnë lojtarët në fushën e blertë e jo personalitet në tribuna!Shikuesit janë të njejtë nga i pari e deri tek i fundit në shkallët e stadiumit, nuk duhet të ndahen se disa qenkan personalitete e disa të thjeshtë. Aman bre! Disa prej tyre që po i promovoni nëpër ndeshje të futbollit as bile që e shikojnë lojën tu e reklamu veten! E njejta gjë ndodhi edhe me ato dy ”bukuroshet” në Francë kur luante Kombëtarja shqiptare, ndërsa ata dyja nga ndeshja në ndeshje i bënin publicitet vetes, deri sa pas një kohë shumë të shkurtër, nëse nuk gaboj, njëra arriti të martohet me një të huaj edhe pse gjatë ndeshjeve mbante flamurin Kuq e Zi dhe na shiste patriotizëm."

Me mbet futbolli për personalitetet moti kohë ishte shuar! I lumtë futbollistëve në fushë dhe të gjithë atyre që po kontribuojnë në sport që denjësishtë të na paraqesin në arenën ndërkombëtare!”, shkruan Abazi.

Por ky shkrim ka tërhequr vëmendjen e Iridit dhe nuk ka hezituar të bëjë një reagim të ashpër në instastory ku tregon indinjimin:

“Po i jap një përgjigje këtij pseudogazetari pasi është ai vetë me këtë shkrim mediokër që thumbon dinjitetin e një vajze krejt normale. E quaj pseudogazetar pasi e ftoj të informohet mirë mbi statusin tim civil, sepse një ndër principet themelore në gazetari është vërtetësia e asaj ç’ka shkruhet. Jam shumë e revoltuar nga ky mediokritet që përcillet nëpër medias së shkruar nga ky gazetar i cili në vend që të përqëndrohet në boshtin kryesor të artikullit dmth asaj loje të mrekullueshme të skuadrës së Kosovës pasi është eveniment, por devijon nëpër argumente të panevojshme që u nuk i kanë hije penës së gazetarit. Po ju sqaroj se një skuadër ka nevojë për mbështjetje që e gjen te tifozët. Kur një skuadër ndëshkohet, luan pa tifozllëkun e vet. Dmth i nderuar gazetar. Përveç skuadrës dhe tifozat kanë një rol të vetin. Shpenzojnë në shumë aspekte dhe shoqërojnë skuadrën e zemrës. Çdo njeri bën tifo në mënyrën e vet. Ne ishim një detaj më tepër i asaj kornize tifozësh dhe mësohu të jesh i hapur në mendje dhe i pasur në shpirt të gjykosh me mirësi dhe nonsens e jo të paragjykosh. Ne nuk ishin në kompeticion apo konkurencë me ekipin tonë të dashur, por e shoqëroninm me shumë dashuri dhe gëzim. Ndalu nga sensi i diskriminimit racial. Unë nuk i shoh njerëzit nga feja, ideja , ngjyra apo llogaria në bankë. Unë zgjedh partnerin që ma do shpirti. Po jam patriote dhe kjo nuk reflektohet te partneri që njeriu zgjedh sepse dashuria nuk njeh kufi e nuk ndan njerëz, por bashkon. Sa kosovare, elita e Kosovës madje kanë bashkëshorte të huaja??? Kot për të rifreskuar memorien prej gazetari: Z.Behxhet Pacolli apo i nderuari Lorik Cana? As Loriku nuk është patriot. Zotëri gazetar pse nuk shqetësohesh për ata intelektualë shqiptarë që po fitojnë tituj shkencorë e nuk i përmend askush? Por të shqetëson një moment tifozerie? Nuk je i veshur nga sportiviteti dhe hiqe perçen e zezë të paragjykimit mediokër. Tek e fundit djemtë na bënë krenarë dhe zemrat na u bënë mal. Por ka gjëra më tepër që stonojnë e janë plagë, ashtu si prapambetja njerëzore. Nuk përmbyset bota se Shqipëria shkëlqeu në arenën evropiane të futbollit dhe dy vajza ishin një detaj i këndshëm i tifozerisë kuq e zi. Bëhu i lirë në shpirt e ta shohësh botën plot ngjyra. (Pranoj kritikat, sepse mund t’ju pëlqejë ose po, por fyerjen jua kthej në origjinë mbrapsht) dhe shiko përpara mos i vuaj ato ç’ka pe para 4 vitesh.", shkroi ajo.

collageof.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003878116607666