Një ngjarje e frikshme është regjistruar në Indi ku një çift të sapomartuarish nuk kanë arritur të shijojnë dashurinë e tyre.
Babai i vajzës dyshohet se i leu me benzinë dhe u vuri flakën. Vajza 19 vjec nuk arriti të mbijetonte. Dy të rinjtë ishin martuar në fshehtësi, pa miratimin e familjes. Arsyeja, sepse i përkisnin kastave të ndryshme shoqërore.
Pas dasmës të rinjtë kishin shkuar në fshat shkruajnë mediat vendase. Sipas policisë ka qënë babai i vajzës me dy vëllezërit që kanë marrë vendimin për të djegur dy të rinjtë.
Fqinjët ndërhynë për të cuar ciftin në spital. Vajza nuk mundi të mbijetonte ndërsa djali 23-vjec është në gjendje të rëndë për jetën.