INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U martuan brenda shtëpisë së ''Big Brother'', por Fotini sapo pranoi zyrtarisht ndarjen nga Danieli

U martuan brenda shtëpisë së ''Big Brother'', por Fotini sapo pranoi zyrtarisht ndarjen nga Danieli

Publikuar më: 18:04 27-09-2019

Fotini dhe Danieli ishin një prej çifteve më të njohur e të komentuar të edicionit të fundit të “Big Brother Albania”, të cilët nuk ngurruan t’i ndajnë me publikun ndjenjat për njëri-tjetrin.

Madje, ata vendosën të kurorëzohen me martesë brenda “Big Brother” dhe pikërisht për martesën dhe marrëdhënien e saj, Fotini ka folur sot në “Ftesë në pesë”.

Ajo ka pranuar publikisht se marrëdhënia me Danielin kishte marrë fund, megjithëse çifti aludohej prej kohësh për një ndarje.

Fotini ka rrëfyer se megjithëse nuk ishte penduar për lidhjen me Danielin, martesa për ta kishte qenë një hap i nxituar, për të cilin mesa duket s’kishin qenë ende gati.

“Jemi dashur, por tashmë  përfundoi. Doja të tregohesha e sinqertë me fansat që më kanë dashur dhe mbështetur. Nuk jam penduar për lidhjen me të sepse ka patur dashuri. Pendohem për disa gjëra të vogla si dasma psh. Ajo ishte më shumë seç duhej.”- është shprehur ajo.

Gjithashtu, ish-banorja ka treguar se tashmë ka vazhduar normalisht jetën e saj dhe po punon si përkthyese.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022392272949219