Labinot Gashi i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me të fejuarën Qëndresën. Por nëse keni menduar se gjithçka ka përfunduar dje kur ai mori nusen me treng, gaboheni.
Sot realizohet ceremonia madhështore në një hotel superluksoz, ku janë ftuar emra të njohur të shoëbiz. Por përveç dasmës, mësohet se çifti më i ri janë në një pritje të ëmbël, pasi Qëndresa është shtatzënë.
Që prej imazheve të publikuara gjatë festës së beqarisë, janë ngritur dyshime të shumta se ata mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Dhe mesa duket një gjë e tillë është e vërtetë dhe këtë e ka përforcuar edhe urimi i këngëtares Vesa Luma për çiftin e sapomartuar Labinot Gashi-Qëndresa Bajrami. ‘Në këtë ditë të veçantë për ju, ju uroj më të mirat e kësaj bote! Paçi vetëm dashuri në familjen tuaj. Bebin po e presim me padurim! Ju dua.’-ka shkruar këngëtarja në urimin për çiftin, duke lënë të kuptohet se fëmija i tyre i parë është rrugës.