INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U martuan, tradhtuan njëri-tjetrin dhe tani sërish bashkë! Njihuni me çiftet që nuk mundën dot të rrinin të ndarë [FOTO]

U martuan, tradhtuan njëri-tjetrin dhe tani sërish bashkë! Njihuni me çiftet që nuk mundën dot të rrinin të ndarë [FOTO]

Publikuar më: 15:46 27-09-2018

Bota e Hollywoodit është e mbushur me flirte, takime, romanca, por edhe me sherre apo ndarje. Madje ne e kemi shumw tw vwshtirw tw kuptojmw se çfarë janë duke bërë me njëri-tjetrin: ndahen, pajtohen, ndahen prap, rikthehen sërish. 

Ndërkohë që disa për ne janë couple goals, ata kanë patur ulje dhe ngritje në marrëdheniet e tyre. I shihni sot të lumtur bashkë, por e dinit që ata kanë patur periudha ndarje, por sërish janë rikthyer tek njëri-tjetrit? Sot në “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin janë treguar se cilët:


Chrissy Teigen dhe John Legend

Ata njihen si një nga çiftet më të bashkuar dhe të fortë të Hollywood-it. Lidhja e tyre ka nisur thuajse 10 vite më parë dhe ato kanë qenë gjithmonë të lumtur bashkë. Mirëpo John Legend është përpjekur të ndahej nga modelia 31 vjeçare, sepse ndihej shumë i stresuar dhe i zënë me punë, por ka qenë Chrissy ajo që nuk e la që të ndodhte.

john-and-chrissy-t.jpg

 

 


Adam Levine dhe Behati Prinsloo

Këngëtari i Maroon 5 dhe modelja e Victoria's Secret janë ndarë në vitin 2013, fiks pas 1 viti romancë së bashku. Madje Adam menjëherë pas ndarejs filloi që të dilte më një modele tjetër, por nuk ka qëndruar shumë kohë me të dhe u kthye me Behatin përfundimisht. Ata duken kaq bukur dhe të lumtur së bashkë dhe na kanë rrëmbyer zemrat tek kënga e tij “Animal”.

adam-levine-behati-prinsloo-dusty-rose-first-photo.jpg

 

 


Justin Timberlake dhe Jessica Biel


Justin Timberlake dhe Jessica Biel filluan që të dilnin bashkë në vitin 2007, por janë ndarë në mars të viti 2011. Në një intervistë në qershor, Justin zbuloi se sa shumë i mungonte Jessica, duke u shprehur se ajo është personi më i rëndësishëm në jetën e tij. Ata u kthyen në tetor të atij viti dhe na bënë që të besonim sërish në dashuri.

26c5cfe3b2ef962f42b9cf273980f759.jpeg

 

 


Halsey and G-Easy


Ata janë lidhur në vitin 2017 dhe për të gjithë u kthyen në çiftin e preferuar sidomos pas realizmit të këngës “Him and I|. Por vetem pak kohë pas kësaj këngë ata u ndanë, por ajo periudhë thjesht iu shërbeu për të kuptuar se nuk mudn të rrinin pa jri-tjetri. Halsey and Geasy tani janë sërish bashkë dhe të dashuruar.

Halsey-G-Eazy-Dating.jpg

 

 


Hailey Baldwin dhe Justin Bieber


Ata janë për momentin një ndër çiftet më të përfolur dhe më të komentuar për momentin.Hailey dhe Justin sapo kanë shpallur fejesën dhe janë afër martesës, por përpara se të mbërrinin këtu duhet të theksojmë se kanë qenë bashkë në vitin 2016 dhe janë ndarë për tu rikthyer bashkë në vitin 2018.

justin-bieber2.jpg

 

 


Gigi Hadid dhe Zayn Malik


Pasi qëndruan bashkë për dy vite ata u ndanë për arsye të p[anjohura në mars të këtij viti, lajm ky që trishtoi të gjithë. Ata madje kanë pranuar ndarjen edhe në tëitter të cilët shprehën fjalët më të mira për njëri-tjetrin. Por vetëm për pak kohë kanë mudnru që të qëndrojnë larg njëri-tjetrit. Ata sot janë bashkë dhe më të dashuruar se kurrë.

vogue-zayn-malik-gigi-hadid-gender-bending-5.jpg

 

 

Bella Hadid dhe The Weeknd


Pasi Bella dhe The Weeknd u ndanë në vitin 2016, ky i fundit u lidh me Selenën, një lidhje që nuk zgjati shumë. Selena pas ndarjes me The Weeknd u kthye me dasuinë e jetës, Justin, ndërkohë që The Weeknd u pa teksa dilte nga apartamenti i modeles.

 

the-weeknds-begging-bella-hadid-to-see-talk-to-him-again-after-selena-breakup-ftr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215