Ka mbërritur ditën e sotme në Berat trupi i pajetë i 29 vjeçares Anxhelina Petro, vajza shqiptare e cila u masakrua nga i ati Aleko Petro më 2 janar në Korfuz.
Sipas mediave greke mjeku ligjor ka përfunduar të gjitha procedurat ligjore dhe prokurori ka urdhëruar dërgimin e trupit të së ndjerës drejt Shqipërisë pas një kërkese që u bë nga nëna e Anxhelinës, e cila deklaronte pak ditë më parë se kishte 12 vite që nuk shihte vajzën e saj. Trupi u transportua pa pagesë nga zyra e Korfuzit në kufirin shqiptaro-grek.
Anxhelina do të varroset në Berat nga familja e nënës së saj, e cila prej vitesh ishte ndarë nga Aleko Petro.
Aleko Petro debatoi me të bijën për shkak të lidhjes që ajo kishte prej kohësh me një djalë afgan, dashuri të cilën shqiptari nuk e pranonte. Në debat e sipër në shtëpinë e tij, Aleko Petro e ka qëlluar plot 7 herë me një shufër hekuri të bijën në kokë, duke e lënë të vdekur. Më pas ai e ka varrosur 29 vjeçaren në oborrin e shtëpisë.