INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U masakrua nga kunati i saj, rrëfen 61 vjeçarja: Më goditi me sëpatë...

U masakrua nga kunati i saj, rrëfen 61 vjeçarja: Më goditi me sëpatë...

Publikuar më: 14:59 24-09-2018

61 vjeçarja nga Durrësi e cila u masakrua nga kunati i saj rrëfeu detaje nga ngjarja e rëndë të ndodhur ditën e diel ku ajo mbeti e plagosur. Qefsere Koleci ka treguar për mediet se kunati i saj bashkë me djemtë i kishin bërë pritë teksa ajo ishte duke shkuar te toka e familjes në fshatin Armath.
Kunati i saj e ka qëlluar me sëpatë disa herë dhe si pasojë Qefsere ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe në trup.
“Më është thyer kafka e kokës, këmba e djathtë, dora e majtë dhe i gjithë trupi është bërë pleh i zi. Medi Koleci me ka goditur me sëpatë. Më ra direkt me sëpatë. Më la pa ndjenja duke thënë se kjo ka mbaruar dhe më hodhën në ferrë", tregoi 61-vjeçarja.

42298130_2217902551797475_5136448863569182720_n.jpg


Koleci pretendon se është qëlluar vetëm nga kunati dhe jo nga djemtë e tij. Gjithashtu ka treguar se me kunatin kanë një konflikt për tokën prej 5 vitesh dhe ende nuk kanë gjetur një zgjidhje. E moshuara i bëri thirrje institucioneve, duke u kërkuar të marrin në mbrojtje fëmijët e saj, që të mos pësojnë të njëjtin fat si ajo.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë. Qefsere Koleci u dërgua fillimisht në spitalin e Durrësit, ndërsa më pas u transportua për mjekim më të specializuar në QSUT. Ndërkaq, policia ka arrestuar djalin e kunatit të saj, Admir Koleci, 28 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875