Aktrorja e njohur shqiptare, u vu në qendër të mediave rozë, pas skenës së masturbimit në shfaqjen “Dashuritë e Virgjëreshës Madalenë”, me personazhin e Madalenës.
Së fundmi Arjola Demiri ishte e ftuar në emisionin “Opinion” ku foli lidhur me këtë veprim që u komentua shumë në rrjet.
Aktorja e njohur nga Tropoja, e cila theu një tabu, duke arritur që të improvizojë një skenë masturbimi në skenën e teatrit, ka rrëfyer sesi u transmetua aktrimi i saj te meshkujt.
“Unë në monodramën e fundit që kisha, meshkujt e kishin më shumë mendjen që u eksituan se sa e shijuan ose morën mesazhin që përcillej…Në fakt nuk është se kam bërë ndonjë gjë që ndonjë aktor më parë s’e ka bërë…Jam munduar të mos e ekzagjeroj, të mos bëj gjëra vulgare, por që të jenë estetikisht të pranueshme për të gjithë. Meshkujt ndiheshin të eksituar”, – është shprehur aktorja.