Prej disa ditësh Partia Demokratike ka denoncuar edhe përmes figurës mbushjen e kutive më 30 qershor. Selia blu ka thënë se denoncimet do të vijojnë dhe akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Rama si personi që ka bërë skemën dhe më pas është zbatuar nga administrata e zgjedhjeve.
Këtyre akuzave Rama i është përgjigjur sot përmes një thënie të ish-liderit britanik, Winston Churchill. “Problemet e fitores janë më të kënaqshme se sa ato të humbjes, por jo më pak të vështira. Winston Churchill', shkruan Rama në një postim në Facebook.