Është shumë e dukshme, por me siguri se keni vënë re!
Maluma është një nga këngëtarët latinë më të dashur nga publiku, sidomos nga femrat. Jo vetëm për këngët e tij që janë kthyer të gjitha në hite, por edhe pamjen, pas së cilës shumë vajza do “shkulnin flokët”. Mirëpo para pak kohësh, përflitej se këngëtari i famshëm latin, Maluma është homoseksual kjo për shkak të një fotoje që qarkulloi online ku aludohej se puthej në buzë me Ricky Martin.
Edhe pse ai i mohoi këto spekulime, të gjithë këmbëngulnin mbi seksualitetin e tij.
Por ai i mbylli të gjitha gojët e liga pasi zbuloi të dashurën e tij seksi, ajo quhet Natalia Barulich dhe është një modele e suksesshme. Por teksa shohim fotot e Malumës në Instagram, është e vështirë të gjejmë ndonjë foto ku Stefano Gabbana nuk e ka pëlqyer apo nuk ka komentuar. Nuk është se i thotë ndonjë gjë, por thjesht i lë ca emoji zemra. Stefano e ka pranuar publikisht se është homoseksual dhe Maluma ka punuar me stilistin italian, pasi është veshur nga ai dhe këngëtari latin ka performuar në eventet e Stefanos.
Më shumë zemra i lë stilisti italian sesa e dashura Natalia.