Polumbarët kanë nisur kërkimet në ujërat e lumit Drin në Lezhë për gjetjen e trupit të peshkatarit që u mbyt pasditen e sotme.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Ishull-Lezhë, ndërsa viktima është Agim Zeqaj 50 vjeç nga Lezha.
Ky i fundit ka qenë duke peshkuar në momentin kur është mbytur në lumë.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja por policia ka nisur hetimet për të zbardhur rastin.