Dokumentari "Whitney" hulumton se si Whitney Houston u bë diva më e madhe e muzikës dhe më pas e hodhi karrierën poshtë, pasi droga nuk i shkatërroi vetëm trupin por edhe zërin.
Shtatëdhjetë intervista me miqtë më të afërt të Houston shpjegojnë se si Whitney nuk e gjeti kurrë stabilitetin dhe forcën që ajo kishte nevojë për të vazhduar karrierën e saj.
Miqtë thonë se dyshojnë në vdekjen e saj.
Ndihmësi i Houston-it tha: “Dikush ishte në dhomë me të, i kishte dhënë drogë dhe e kishte mbytur në banjë, kishte çaktivizuar çezmat dhe ishte larguar.
Sipas mjeko-ligjorit që vërtetoi se vdekja e këngëtares të njohur Whitney Houston erdhi për shkak të mbytjes në vaskën e një hoteli në Beverli Hills pasi në trupin e saj janë gjetur disa lloj barnash dhe droge që Houston kishte pirë më parë. Por të gjitha këto tentojnë të mos jetë shkaku i vërtetë që çoi këngëtaren amerikane në vdekje. Sipas gazetën “Daily mail”, një video shokuese dëshmon se këngëtarja Whitney Houston u vra, dhe pretendohet ta ketë në zotërimin e tij një detektiv privat në Hollywood. Paul Huebl thotë në mediat në SHBA se ka dorëzuar materialin në FBI, ku në video sipas zbulimeve të tij shfaqen dy burra të paidentifikuar të cilët njihen si tregtarë të drogës duke e vrarë atë. Ndërsa detektivi Huebl shton se dy personat u panë në hotelin ku banonte Houston në Beverly Hilton, dhe qëllimi i vizitës së tyre ishte që të merrnin paratë që u detyrohej për drogën që kishte marrë këngëtarja, një borxh prej 1.5 mil $. Gjithashu sipas detektivit, një ditë para vdekjes së saj, këngëtarja kishte marrë një sasi të madhe kokaine në dhomën e saj. Më 11 Shkurt, ditën e vdekjes së saj, ylli amerikan ishte vetëm në dhomën e hotelit për 45 minuta. Huebl argumenton se ato në ato minuta tregtarët e drogës e kanë vrarë atë dhe shton se informacionet që ka mund ta vërtetojnë këtë.