Tani jemi futur zyrtarisht në stinën e vjeshtës!
Pavarësisht se data shënon 25 shtator ende nuk i kemi nxjerrë palltot nga dollapi, kjo për shkak të motit të mirë e temperaturave të larta. Por nga nesër, moti pritet të ndryshojë.
Ditën e nesërme pritet të ndodhë dhe rënie më drastike e temperaturave, me 5-6 gradë në zonat e ulëta dhe bregdet, 8 deri në 10 gradë në zonat malore duke i çuar vlerat në rang territori të luhaten midis 4 dhe 27 gradë. Gjithashtu edhe nesër pritet të ketë vranësira dhe reshje, madje në majat e maleve mund të fillojnë dhe flokët e para të dëborës. Erërat do arrijnë deri në 70 km/h sidomos në zonat verilindore. Ky trend i uljes së temperaturave në kombinim me reshjet kryesisht afatshkurtra pritet të vazhdojë të gjithë javën. Pra mund të themi që vjeshta sapo ka filluar.