Ditët e bukura me diell të këtij mes dimri do të marrin fund bashkë me muajin janar. Duke filluar nga dita e nesërme e 1 shkurtit një pjesë e territorit të vendit do të ‘pushtohet’ nga reshjet e shiut dhe vranësirat.
Instituti i Gjeoshkencave parashikon reshje të dobëta që ditën e nesërme, të cilat do të rrisin densitetin dhe do shtrihen në të gjithë vendin.
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 °C / 14 °C
në vendet e ulëta: 4 °C / 12 °C
në vendet malore: 0 °C / 9 °C.
ERA
Nesër (e enjte, dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat e larta malore.