Të gjithë i kemi shijuar ditët me diell, por ja si do jetë e diela sipas meteorologëve.
Sipas Meteoalb, kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të mbeten prezent. Dita e diel, paraqitet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta deri në mesditë kur pritet fuqizim i vranësirave dhe shira të përkohshëm në zonat Veriore dhe Lindore të vendit.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjesin e së shtunës por rritje të lehtë sjell mesdita kur pritet maksimumi 29°C. Dita e diel, sjell rritje të lehtë të vlerave termike në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat veriore ku mesdita do të sjell një rënie mesatarisht 2°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 60 km/h në drejtim jugor duke krijuar një dallgëzim në det pre 4 ballë.