Bebe Rexha prezantoi ditën e djeshme partnerin e saj, identiteti i të cilit mbeti mister. Ajo publikoi një foto në rrjete sociale ku të dy shiheshin gati duke u puthur, por këngëtarja ja kishte mbulur fytytrën të dashurit. “Gëzuar ditëlindjen zemër”, shkroi Bebe pa e zbuluar se cili është djali që i ka fituar zemrën.
Por mediat e huaja nuk kanë lejuar që misteri të vazhdojë për shumë gjatë dhe kanë zbuluar identitetin e partnerit të Rexhës. Thuhet se i dashuri i saj është kineasti Keyan Safyari, me të cilin është fotografuar duke u puthur në Los Angeles. Madje sipas “People” Rexha i ka dhuruar Keyan një makinë “Ferrari” të re për ditëlindjen e tij.
Dyshja u shfaqën për herë të parë bashkë të kapur përdore në muajin mars, por askush nuk dinte asnjë detaj për partnerin e Bebes. Kjo është romanca e parë që këngëtarja e bën publike.
Në 2017-tën, ajo tha gjatë një interviste për spektaklin radiofonik “Kiss FM” se për herë të fundit kishte qenë në një lidhje në vitin 2015-të. Më tej në një tjetër intervistë, Bebe ka thënë se ajo i tremb meshkujt e prandaj ata i qëndrojnë larg. Mesa duket më në fund artistja e ka gjetur një person që nuk trembet prej saj dhe e pranon me të mirat e të këqijat që ka.