Pas ndarjes nga miliarderi arab, Hassan Jameel, Rihanna ka nisur një lidhje të re dhe djali që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares është pikërisht shoku i saj i ngushtë, reperi Asap Rocky. Së fundmi u bë e ditur se prej disa kohësh Rihanna dhe Asap Rocky po dalin së bashku dhe jo si shokë, por më shumë.
Shoqëria e tyre ka kaluar në një romancë, të cilën ata po mundohen ta mbajnë larg publikut.
Ditën e djeshme çifti janë fotografuar për herë të parë së bashku pas këtyre lajmeve. Rihanna dhe Asap janë munduar të fshihen me maskat e vendosura në fytyrë dhe kapuçët mbi kokë, por më kot.
Rikujtojmë që Rihanna dhe Aspak Rocky njihen me njëri-tjetrin prej vitesh dhe kanë bashkëpunuar në disa projekte.