INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U nda me G-Easy por Halsey është shtatzënë?

U nda me G-Easy por Halsey është shtatzënë?

Publikuar më: 16:06 17-07-2018

Pas katër viteve punë dhe koncerte e ture të njëpasnjëshme, Halsey mendon se tani ka ardhur momenti për të menduar për gjëra më të mëdha në jetën e saj.

23 vjeçarja është shprehur në një intervistë për mediat amerikane se dëshiron që të bëhet nënë sapo të mbyllë turin që ajo po zhvillon tani. Të gjithë e dimë nga deklaratat e saj të shumta që këngëtarja vuan nga endometriosis dhe duhet të ngrijë vezoret e saj sa më shpejt, ndaj Halsey dëshiron që fillimisht të bëhet nënë.

“Unë kam performuar në Madison Square Garden. Kam një album numër një. Nuk kam më asgjë tjetër nga lista e ëndërrave që nuk e kam plotësuar, përveç t’u bërit nënë. Është një qëllim personal dhe pak i çuditshëm,” është shprehur ajo.

Por duke qenë se intervista është kryer disa ditë para se ajo të ndahej nga i dashuri i saj G-Easy dhe intervista u botua disa ditë pas ndarjes, mos do të thotë që Halsey dëshironte të mbetej shtatzënë me reperin? Po tani që lidhja e tyre përfundoi me kë do të mbetet Halsey shtatzënë?

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499