INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U nda nga Atdheu, Sara fotografohet në pushime me ish-konkurrentin e Përputhen!

U nda nga Atdheu, Sara fotografohet në pushime me ish-konkurrentin e Përputhen!

Publikuar më: 14:37 09-07-2021

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sara Malaj, para pak ditësh ka konfirmuar ndatjen nga Atdhe Xharavina. E ftuar tek “Top Arena”, Malaj tha se nuk janë më bashkë, por pavarëshisht kësaj kanë shumë respekt për njëri-tjetrin.

“Unë dhe Atdheu nuk jemi më bashkë. Nuk ka qenë lojë, pëlqimi ka qenë, thjesht mospërputhje karakteresh. Më duket sikur ka qejf më shumë brunet, kot u lodhëm ne të dyja (i drejtohet Antonela Berishës). Na iku gjithë mundi kot. Etapë e mbyllur Atdheu, ngelet respekti”,- tha Sara.

Para disa javësh ishte Atdheu ai që dha një sqarim për fansat për herë të parë, duke pranuar se nuk është më bashkë me Malajn dhe se kjo ishte vënë re nga postimet e tyre në rrjete sociale, që u morën si “thumba” ndaj njëri-tjetrit.

E ndërkohë që u komentuan shumë për ndarjen e tyre, Sara është fotografuar në pushime me ish-konkurrentin e Përputhen, Alessandro Mehmeti.

Ata shihen se po ia kalojnë bukur në shoqërinë e njëri-tjetrit, por nuk dihet nëse kanë qenë vetëm. Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që Sara dhe Alessandro kalojnë kohë bashkë, sepse i kemi parë dhe herë të tjera.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879