Elhaida Dani dhe balerini Lediani Agalliu kanë konfirmuar romancën e tyre disa ditë më parë, përmes një vidoeklipi të prezantuar në programin ‘Dancin with the Stars’, ku këngëtarja ishte një prej konkurrentëve pjesëmarrës.
Të shumta kanë qenë reagimet duke e bërë kështu një prej çifteve më të përfolur, mbase për faktin se balerini në nisje të programit ka qenë i fejuar me një vajzë të quajtur Ditjona ku mesa duket ndjenjat për Elhaidën kanë bërë që fejesës së tyre t’i vinte fundit.
Impakti ka qenë i madh në publik, ku vetë balerini ka sqaruar se ndjenjat kanë qenë të forta për Elhaidën ndaj ka vendosur që ta bëjnë publike lidhjen.
“S’e kam bërë, nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë, e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë njëri-tjetrin dhe aq”, deklaroi ai.
Por ajo që ka kërkuar më tepër publik, ka qenë fakti se si e ka pritur familja e Elhaidës dhe Ledianit ku gjatë finales së Dancing u pa që familja e balerinit nuk ka qenë tepër entuziaste.
Gjatë mbrëmjes prezantuesi Eno Popi ka prezantuar familjarët e të dyve që ndodheshin në publik ku kamerat kanë fiksuar momentin kur nëna dhe vëllai i Ledianit dukeshin të tensionuar ndërkohë që balerini i bën thirrje nga skena të pushojnë.
Një tjetër detaj që ka bërë ndjekësit të mendojnë se familja e balerinit nuk është dakord për lidhjen e re është fakti që prindërit e të dyve janë ulur në largësi nga njëri-tjetri në publik.