INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U nda nga Egli Tako, zbulohet e dashura e re e Olsi Bylykut

U nda nga Egli Tako, zbulohet e dashura e re e Olsi Bylykut

Publikuar më: 13:36 11-10-2023

Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se këngëtari ka krijuar një lidhje të re dhe bëhej fjalë për një gazetare, emri i së cilës ende nuk ishte bërë publik.

Por duket se më në fund, në media është publikuar emri dhe fotoja e vajzës që pretendohet se është e dashura e re e Olsit.

Olsi Bylyku ka qënë padiskutim një ndër personazhet më të komentuar së fundmi në shtypin rozë për shkak të ndarjes nga partnerja e tij prej disa vitesh, Egli Tako.

Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se këngëtari ka krijuar një lidhje të re dhe bëhej fjalë për një gazetare.

Emri i saj ende nuk ishte bërë publik por duket se më në fund, në media është publikuar emri dhe fotoja e vajzës që pretendohet se është e dashura e re e Olsit.

Sipas spekulimeve, Olsi dhe gazetarja, emri i së cilës është Denada Lura, janë njohur gjatë kohës që punonin bashkë në të njëjtin televizion dhe thuhet se çifti më i ri i showbiz-it po shijon këtë romancë prej katër muajsh tashmë.

Në rrjetet sociale madje qarkullon një foto, ku Olsi dhe Denada shihet të kenë veshur të njëjtën bluzë, duke ngritur akoma më shumë dyshimet për një lidhje mes tyre.

Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen e mediave, është fakti që Denada ndjek në rrjetet sociale familjarët e aktorit, duke lënë të nënkuptohet se marrëdhënia e tyre mund të ketë marrë një drejtim serioz.

Article Logic
Execution time: 0.0034849643707275