Ai ndërroi jetë para disa muajve, por edhe pas vdekjes veprimtaria e tij muzikore po shpërblehet me çmime. Së fundmi XXXTENTACION u zgjodh si artisti më i mirë i ri në eventin Bet Hip-Hop Awards dhe çmimin e mori familja e tij. Mirëpo është zbuluar një regjistrim audio i reperit të ndjerë Në regjistrimin tronditës raportohet se ai ka pranuar sulmin ndaj ish të dashurës së tij dhe goditjen me thikë të 9-të personave.
Në regjistrim, reperi diskuton me ish të dashurën e tij. Ai besonte se Ayala e kishte tradhëtuar, raporton BBC, ndërsa e kërcënon me jetë nëse ‘luan me të’.
“Unë isha në Miami dhe qëllova njerëzit më thikë. Sa njerëz u thanë në lajme? Ata thanë tre, por ishin 8,”-dëgjohet në audio.
“Ajo e ka parë këtë …”-vazhdon ai, duke iu referuar Ayalas. “Ajo e di dhe është e frikësuar, mendon se do ta vras.”
XXXTentacion gjithashtu pranon se kishte goditur me thikë një ish-menaxher, incident për të cilin u arrestua në Orange County, Florida.