INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U nda nga jeta sot, telefonata e fundit e të ndjerës Adelajda: Nuk marr dot frymë...

U nda nga jeta sot, telefonata e fundit e të ndjerës Adelajda: Nuk marr dot frymë...

Publikuar më: 18:11 29-10-2017

Ndarja nga jeta e Adelajda Xhamanit i ka tronditur të gjithë. Gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother u gjet e vdekur në banesën e saj. Por përpara se të ndërronte jetë, Adelajda kishte telefonuar një miken e saj.
31-vjeçarja i ka kërkuar ndihmë pasi kishte bllokim të frymëmarrjes. Ky ka qenë edhe komunikimi i fundit i gazetares Adelajda Xhamani përpara se të ndërronte jetë.
Ka qenë pikërisht shoqja e cila ka njoftuar urgjencën qe ka mbërritur në banesën e ish-banores së “Big Brother” në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, në rrugën e “Thesarit”, pranë Freskut në Tiranë, shkruan Syri.net. Adelajda Xhamani është transportuar me ambulancë drejt QSUT-së, por sipas informacioneve paraprake gazetarja ka mbërritur atje pa ndjenja. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, Adelajda nuk ka mundur të shpëtojë.
Ndërkohë, bashkë me ambulancën në shtëpinë e Adelaidës kishte mberritur dhe shoqja dhe prindërit e gazetares. Sipas kontrolleve të para mjeko-ligjore shkak për vdekjen e gazeteres dyshohet të kenë qenë arsye natyrore, ndërsa policia bën të ditur se Adelajda vuante nga epilepsia.

Article Logic
Execution time: 0.0018258094787598