INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U nda nga ''motër'' Klaudia Pepa, por Albi Nako sapo tha që do bëjë një fëmijë, shihni si e vë në siklet Alketa Vejsiu! [FOTO]

U nda nga ''motër'' Klaudia Pepa, por Albi Nako sapo tha që do bëjë një fëmijë, shihni si e vë në siklet Alketa Vejsiu! [FOTO]

Publikuar më: 21:39 28-05-2018

Kaloi nga çift në motër e vëlla! 

Albi Nako dhe Klaudia Pepa janë shumë të përfolur në mediat rozë. Që nga ndarja e tyre ata kanë qenë në qendër të vëmendjes dhe u komentuan shumë kur ish-bashkëshortja e Albit, Klaudia Pepa, përmes një videomesazhi , e cilësoi Albin si vëllain e tij të madh, i cili vijon të kujdeset për të.

Balerini i njohur ishte i ftuari i rradhës “Në Kurthin e Piter Pan” ky një nga fëmijët e pyet nëse ka ndonjë motër ose vëlla, dhe Alketa nuk pret dhe si pa të keq i thotë atë që po mendonim të gjithë: “Me të vërtetë o Albi, a ke motër ose vëlla ti se nuk e dimë, vetëm një dim Klaudia Pepën”.

Albi i kthehet duke qeshur duke thënë se ka një motër biologjike, më të madhe se veten.

asda.jpg

 

Një prej vajzave të Piter Pan e pyeti Albin se kur në të ardhmen të bëjë fëmijë çfarë e do vajzë apo djalë.

Koreografi u shpreh i bindur duke deklaruar se do e bëjë një fëmijë dhe e do vajzë. "Unë do e bëj një fëmijë dhe e dua vajzë. Kush ka vajza botën ka. Do i vendos emër shqiptar", u shpreh Albi.

Article Logic
Execution time: 0.0025551319122314