Ishin ndër çiftet më të komentuar të Big Brotherit, jo vetëm për lidhjen e tyre “simpatike”, por edhe për ndarjen e tyre të “zhurmshme” e cila u diskutua gjerësisht nga mediat rozë, por edhe nga komentuesit dhe fansat e tyre.
Ndarja e tyre e bujshme dhe deklaratat e dashurisë së Fjorit tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, mirëpo së fundmi ish-banorja ka pranuar se është në krahët e një tjetër mashkulli.
E pyetur në Instastory nëse është xheloze që Olsi ka një femër tjetër, Fjorentina i ka habitur të gjithë me përgjigjen.
"Dhe unë kam një tjetër mashkull", ka shkruar ajo.