INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U nda nga partneri, Hueyda El Saied flet për herë të parë: Dy javët e para qava, por...

U nda nga partneri, Hueyda El Saied flet për herë të parë: Dy javët e para qava, por...

Publikuar më: 12:06 11-11-2017

Divorci i Hueyda El Sayed, ishte lajmi që kryesoi titujt e portaleve këto ditë.

Arsyeja e ndarjes u tha se ishte tradhëtia nga ana e partnerit të saj. Ndërkohë vetë Hueyda ka reaguar për herë të parë për këtë temë mbrëmjen e kaluar kur ka qenë e ftuar në emisionin “Top Show Magazine”. Aty pranoi se u nda nga partneri pasi ai e tradhëtoi.

 “Kam bashkëjetuar me Mishelin prej 5 vitesh… Ok, po e them, nuk jetoj më me Mishelin, jam ndarë. Mami do më vrasë, mami e thashë mami, se mami më la porosi kur të shkosh në Shqipëri, mos u trego që je ndarë”, tha Hueyda.

Ndërsa e pyetur se si u ndje nga tradhëtia e tij, ajo tha:  

Si mund të ndjehet një njeri që tradhëtohet. Dy javët e para qava, pastaj thashë unë duhet të mbledh veten, nuk jam as e para as e fundit, jeta vazhdon… Mua ai më ka dhuruar gjënë më të bukur në botë që është Gabrieli, dashuria mbaron, prandaj e falenderoj dhe Mishelin se shih si jam bërë unë tani”.

Hueyda12540526_1660554350899650_5007442322874740204_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040969848632812