Pas shumë e shumë aludimesh mbi jetën e tyre private, Dj i njohur Vin Veli dhe moderatorja sportive, Bora Zemani na kanë konfirmuar zyrtarisht ndarjen e tyre. Në fakt, ka qenë Dj ai që i ka dhënë një përgjigje këtyre zërave duke u shprehur se ata janë ndarë me mirëkuptim pas disa rrethanave të caktuara, pas shumë viteve bashkë. Por ai që do i mbajë të lidhur përgjithmonë është djali i tyre Arbori edhe pse ata kanë vendosur të jetojnë të ndarë.
Të gjithë ata që e kanë njohur nga ekrani Bora Zemanin dhe Vin Velin, pa dyshim që e kanë konsideruar si një prej çifteve më simpatike të showbiz-it.
Bora është shumë aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi ka postuar dy foto ku shfaqet shumë seksi. Në njërën qëndron e ulur në një stol, teksa mban veshur një fustan të shkurtër që shkëlqen dhe i tregon këmbët e saj seksi, ndërkohë që shkruan: “Ajo besoi...ajo mundi...ajo e bëri”.
Në foton tjetër, Bora shihet teksa po del nga një makinë, e veshur me një fustan të zi me dekolte të hapur dhe të themi të drejtën, e tregon shumë seksi.
Na duket sikur Bora Zemani po i tregon Vin Velit se çfarë ka humbur!