Ditën e djeshme mediat e huaja bënë të ditur lajmin e ndarjes së Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, të cilët vendosë t’i jepnin fund lidhjes së tyre 9 vjeçare dhe martesës prej 8 muajsh, për t’u fokusuar tek karriera personale e gjithsecilit.
Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit, aktorja dhe këngëtarja Miley është fotografuar duke u puthur në një yaht me një vajzë.
Bëhet fjalë për Kaitlynn Carter me të cilën Miley është parë në Liqenin Como duke u përkëdhelur, puthur e përqafuar duke na lënë të kuptojmë qartazi se mes dyshes së vajzave mund të ketë diçka më shumë se miqësi!
Lajmi i ndarjes i shokoi fansat e dyshes, por një burim afër tyre tregoi se ky lajm nuk ishte aq shokues për njerëzit që i rrethonin.
Së fundmi, këngëtarja ka thyer heshtjen pas publikimit të këtij lajmi duke thënë se e mori këtë vendim për të marrë jetën në duart e veta dhe sipas mënyrës së saj.
“Mos e lufto evolucionin, sepse nuk do fitosh kurrë. Si mali mbi të cilin po qëndroj, i cili dikur ishte nën ujë, i lidhur me Afrikën, ndryshimi është i paevitueshëm. Babai im më ka thënë gjithmonë: ‘Natyra nuk nxiton kurrë, por është gjithmonë në kohë’. Më mbushet zemra me paqe dhe shpresë duke e ditur se kjo është e vërtetë. Më kanë mësuar ta respektoj planetin dhe ky është një proces të cilit i jam përkushtuar njësoj si me veten”- ka shkruar këngëtarja krahas fotos së postuar realizuar në udhëtimin e saj të fundit.