Ata janë një prej çifteve më të përfolura të showbizit, sidomos pasi deklaruan ndarjen vite më parë e më pas ribashkimin. Që prej asaj kohe e deri më sot Loredana dhe Mozzik janë përfolur vazhdimisht për ulje ngritje në marrëdhënien e tyre.
Ndërkohë që ajo dhe reperi pushtuan mediat rozë pasi fshinë njëri-tjetrin nga Instagrami dhe nisën disa thumba në rrjetin social, duket se artistja ka konfirmuar njëherë e mirë se ata nuk janë më bashkë. Loredana ka publikuar në InstaStory tatuazhin e një zemre të thyer që nënkupton gjendjen e saj emocionale. Ky postim i saj është përkthyer nga të gjithë si përgjigje e lajmeve që kanë qarkulluar në portale për ndarjen e çiftit të famshëm.
Madje shumë nuk e dinë, por ajo prej kohësh admiron çiftin e famshëm Justin dhe Hailey Bieber! Si çdo herë që flitet për ribashkim apo ndarjet mes saj dhe Mozzik ajo gjithmonë poston foto të dyshes siç ka ndodhur së fundmi. E si duket i ka zili për marrëdhënien e tyre!