Trejsi Sejdini është një ndër modelet më të komentuara shqiptare e cila tërheq vëmendjen e mediave me postimet që bën në rrjetet sociale dhe jo vetëm,
Së fundmi ajo ishte e ftuar në “Shiko Kush LUAN” dhe gjatë sfidës “Ndaje ose tortën” nuk mund të mungonte pyetja mbi një nga lajmet më të përfolura kohëve të fundit për modelen e njohur.
“Je përfolur së fundimi për ndarjen nga partneri yt. A ishin problemet e tij me ligjin, që të detyruan ta merrje këtë vendim. Na thuaj tani të vërtetën pse u ndave ose tortën …”, ishte pyetja të cilës Trejsi vendosi t’i jepte një përgjigje.
“Me ish-partnerin jam ndarë për arsye të tjera personale, përpara problemeve të tij me ligjin”, u përgjigj Miss Universe 2018 Trejsi Sejdini.
Krahas shumë pyetjeve, asaj iu bë një pyetje e sikletshme, se cilit prej djemve në lojë (Fero, Noizy, Seven Saraçi) do t’i bënte një kërcim erotic dhe modelja tha se asnjë prej tyre nuk e meritonte.
“Po ku kanë këto. Do shumë “B” ai muhabet,”-tha Trejsi.