Ditën e sotme, u përhap me shpejtësi lajmi se reperi Fero i kishte dhënë fund lidhjes me modelen e njohur Arbenita Ismajli. Ai habiti gjithë fansat teksa pak orë më parë publikoi një postim në ‘Instastory’ ku shkruante se është sërish beqar.
“Ç’kemi vajza që tani e tutje unë jam sërish beqar”, shkruante ai ndërkohë qëArbenita ka publikuar një emoji të qeshure duke i bërë të gjithë konfuzë. Nuk dihet nëse çifti është ndarë realisht apo kjo është vetëm një shaka mes tyre, megjithatë ata ende vazhdojnë e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Mirëpo pavarësisht se ndiqen në rrjetet sociale, reperi i ka fshirë të gjitha fotot me Arbenitën, përveç njërës, ndërsa Arbenita ka mbajtur vetëm dy foto.
Çfarë ka ndodhur mes tyre? I kanë fshirë fotot për ta bërë sa më të besueshme deklaratën e reperit?