INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U ndanë dhe e fëlliqi publikisht, Pamela Anderson zbulon detajet tronditëse: M’i theu të dyja duart…[FOTO]

U ndanë dhe e fëlliqi publikisht, Pamela Anderson zbulon detajet tronditëse: M’i theu të dyja duart…[FOTO]

Publikuar më: 20:11 27-06-2019

Pamela Anderson njoftoi së fundmi se i ka dhënë fund lidhjes me lojtarin e Marsejës, Adil Rami. Aktorja amerikane e akuzoi Ramin për tradhëti dhe e flliqi publikisht duke treguar se ai e kishte gënjyer për dy vite.

"Është e vështirë për ta pranuar, 2 vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Jam e zhgënjyer që këto ditët e fundit kam mësuar se ai po bënte jetë të dyfishtë. Ai tallej me lojtarët e tjerë që kishin të dashurat në apartamente pranë grave. I quante ata burramonstra. Por kjo është më keq. Ai gënjeu për gjithçka. Si ka mundësi që i kontrollonte zemrat dhe mendjet e dy grave. Jam e sigurt që ka pasur të tjera. Ai ështëmonstër. Si ka mundësi që kam ndihmuar të tjerët dhe nuk isha mjaftueshëm e zgjuar për të ndihmuar veten", shkruante aktorja 51-vjeçare.

Pas kësaj deklarate të Pamelës, futbollisti ka reaguar sot duke u shprehur se e respekton aktoren dhe se dashuria e tij ndaj saj ka qenë gjithmonë e sinqertë.

Pamela Anderson publikoi email-et e shkëmbyera me ish- të dashurën e tij, Sidonie Biemont, për të provuar se ai po bënte “jetë të dyfishtë”.

Anderson publikoi gjithashtu mesazhet e shkëmbyera me Rami-n pasi u ndanë dhe ai u përpoq ta bindte të ktheheshin.

“Në të mirë të transparencës së vërtetë, vendosa t’i bëj letrat publike.”, shkruajti Pamela në një postim në Instagram, “E mendova të qëndruarit e heshtur. Por unë kam përgjegjësinë të vazhdoj, për të ndihmuar të tjerët. Përse të vetëcensurohem. E kalova gjithë këtë për një arsye.”

 

dag.png

 

Anderson është mbështetëse e National Domestic Violence Hotline, një shërbim për viktimat e dhunës në shtëpi.

Email-et dhe mesazhet, Pamela i publikoi në sajtin e saj zyrtar, bashkë me një hyrje ku shpjegon përse “Ndihesh më mirë kur je e lirë nga një sociopat… sesa e dashuruar me një të tillë.”

Në email-et me ish- të dashurën e Rami-së, e cila është mama e binjakëve me të, Anderson e prezanton veten dhe i thotë se ajo, si e dashura e Rami-së dhe si mama e vetme, donte të përmirësonte marrëdhënien mes futbollistit, fëmijëve dhe ish-it të tij.

Përgjigja e papritur e Biemont-it ishte se edhe pasi ajo dhe Rami u ndanë në qershor të 2017-ës, ata vijuan ta shikonin njëri- tjetrin “si dashnorë” deri në fillim të këtij viti, shkruan iconstyle.al.  Dhe kur ajo kishte lexuar në media për lidhjen mes tij dhe Pamela-s dy vite më parë, ai i ishte përgjigjur se ishte një marrëdhënie “krejt politike”, pra një strategji për të qëndruar në qendër të vëmendjes. Madje, sipas Sidonie Biemont-it, ai kishte mohuar se bashkëjetonin.

Anderson më tej i shpjegonte se jo vetëm ishin të vërteta, por ai edhe i kishte propozuar disa herë.

Sidoqoftë, Pamela i tregonte se kishin probleme, që ajo kishte tentuar 10 herë ta linte dhe i shkruan:

“Ai më ka lënduar shumë, fizikisht dhe mendërisht.”

“Ai ka qenë gjithmonë tmerrësisht xheloz. Paranojak. Mosbesues. M’i ka larguar të gjithë shokët nga jeta ime. Njerëzit që punonin me mua. Më izoloi në mënyrë të atillë sa s’flisja më me askënd. Më akuzoi se kisha fjetur me të tjerë. Më tha se s’mund të pija pa praninë e tij. Ishte burg. Ishte si asgjë që kisha provuar më parë.”

mepa.png

 

Madje, Pamela u detajua edhe në lidhje me episodet e dhunës, duke kujtuar se një herë, ai e kishte kapur për flokësh nëpër Los Angeles, duke e tërhequr zvarrë.

“M’i theu të dyja duart. M’u desh të shkoja në spital (6 muaj më vonë) sepse kisha shumë dhembje. S’mund të hapja as një tapë shisheje.”

Ajo shtoi se Rami “s’ka respekt për gratë”.

repse.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0040268898010254