Dje u mbajt ndeshja mes Brazilit dhe Zvicrës, ku në formacionin zyrtar ishin 4 shqiptarë. Ndërmjet tyre është edhe futbollisti i njohur Blerim Xhemajli, i cili ka qenë i martuar me modelen e njohur Erjona Sulejmani, mirëpo ata tashmë janë ndarë.
Duke komentuar ndeshjen mes Brazilit dhe Zvicrës Erjonës i është dashur që për herë të parë të komentojë edhe performancën e ish-bashkëshortit të saj. Me komentin e saj modelja e njohur e ka injoruar Blerimin duke mos ia përmendur fare emrin dhe madje e ka thumbuar për paraqitjen e tij në fushë.
“Numri 15 (Xhemaili) m’u duk pak i lodhur në fushë. Sigurisht ai arriti të marrë një barazim me vlerë, por gjithsesi shumë i lodhur ishte”, tha Erjona.