INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U ndanë? E quajti të dashurën ORDINERE që ka 4 DASHNORË, tani Rezart Veleshnja zbulon çfarë ka ndodhur me ta! [FOTO]

U ndanë? E quajti të dashurën ORDINERE që ka 4 DASHNORË, tani Rezart Veleshnja zbulon çfarë ka ndodhur me ta! [FOTO]

Publikuar më: 14:38 18-02-2019

E konsideron të gjithë këtë histori, që bëri bujë në media, si rënien në një “kurth virtual” apo zgjimin nga një ëndërr e keqe, ndërsa po fluturonte me avion për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktori i shumë roleve të spikatura në spektaklin e humorit “Portokalli”, kësaj here provoi shakanë më të hidhur që mund t’i bënte jeta në këtë moment kulminant të karrierës si artist.

Disa postime nga profili i tij në “Instagram,” ku akuzohej për “tradhti” e dashura e tij Lorena Murati, bëri që rrjeti të ziente për të, duke qenë se një personazh publik po merrte guximin të fliste publikisht për një ndodhi personale që askush s’do merrte guximin ta bënte; pra, të degjeneronte të dashurën, pas zbulimit të tradhtisë.

Kjo ishte gjithçka çfarë ndodhi në skenën e “Instagram”-it këtë herë, por si gjithmonë pas çdo skene ka edhe një prapaskenë. Çfarë ndodhi realisht në 14 orët e postimeve në “Instastory”-n e “Instagram”-it të Rezit kur ai sapo kishte lënë Shqipërinë nga aeroporti i Rinasit, kush e futi në kurth dhe si vazhdon historia e tij tashmë me Lorenën, ai i rrëfen ekskluzisht për “Panorama Plus”.

Nga Amerika, Rezi sqaron intrigën e një personi anonim, preja e të cilit ai ra. Sipas Rezit, personi në fjalë bënte lojë të dyfishtë, pasi ndërkohë që kishte hakuar fillimisht profilin e Lorenës, kishte sajuar komunikime mes tij dhe Lorenës, të cilat më pas ia dërgonte Rezit.

Ndërkohë që Rezi komunikonte privatisht me të dhe i dërgonte video private, ai këto video i priste dhe i postonte në “Instagram”-in e Rezit, pasi ia kishte hakuar. Rezi tregon se gjatë këtyre orëve nuk po lidhej dot me Lorenën në “Ëhatsapp” dhe vazhdonte të komunikonte me këtë të panjohur virtual, i cili e futi në kurth ndërkohë që i kishte marrë edhe “Instagram”-in.

Vetëm pasi arriti të komunikonte me Lorenën, ajo i tregoi se dhe “Instagram”-i i saj ishte hakuar dhe bisedat e saj me djem të tjerë ishin bërë nga hakëruesi.

rez.jpg

 

REZI: DASHAKEQËT SAJUAN KËTË INTRIGË, POR TASHMË LIDHJA IME ME LORENËN ËSHTË MË E FORTË

Ndërkohë vetë Rezi, i cili ndodhet ende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehet kështu për “Panorama plus” rreth kësaj historie: “Përsa u përket videove dhe shkrimeve të postuara në ‘Story’-n tim të ‘Instagram’-it gjatë 14 orëve të udhëtimit tim, ‘Instagram’-i im u hakua sikurse dhe ai i Lorenës kishte qenë i hakuar pesë orë më përpara, por që unë nuk isha në dijeni.

Lidhur me atë që ndodhi, ajo është jeta ime private dhe në jetën time private nuk ka të drejtë të ndërhyjë asnjë, ashtu si dhe unë nuk ndërhyj në jetën private të dikujt. Ajo që ndodhi ishte një akt i shëmtuar i bërë nga disa njerëz që nuk kanë punë, janë të papunë dhe kanë dashakeqësi brenda shpirtit të tyre. Për këta lloj njerëzish, unë kam lënë Prokurorinë, e cila ka filluar hetimet dhe ka filluar të kryejë punët e saj.

Në lidhje me jetën time, do të kisha shumë dëshirë që të gjykohesha për jetën time artistike dhe jo atë private. Por mbi të gjitha, ajo që më vjen keq është që këta dashakeqët, mirë që merren me njerëzit publikë, por merren dhe cenojnë dhe jetën private të njerëzve që nuk janë publikë.

Dhe akoma më keq i dëmtojnë ata pa qenë të njohur, siç është rasti i Lorena Muratit, që është një vajzë e shkëlqyer, që unë kam marrëdhënie të shkëlqyera, ka një familje të shkëlqyer dhe që unë kam 20 vjet që e kam komshie”, tha ai.

Po si është lidhja e tij aktualisht me Lorenën, pas gjithë kësaj që ndodhi? “Ajo që është kryesorja, është se marrëdhënia jonë është bërë më e fortë, pra, kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo që do të doja është që këtë histori t’ia lëmë në dorë vetëm Prokurorisë, pjesa tjetër nuk na intereson më”, përfundon Rezi./ Panoramaplus

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547