INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U ndanë e ribashkuan, por a e kaluan festën e fundvitit bashkë Loredana dhe Mozzik?! Ky DETAJ zbulon të vërtetën!

U ndanë e ribashkuan, por a e kaluan festën e fundvitit bashkë Loredana dhe Mozzik?! Ky DETAJ zbulon të vërtetën!

Publikuar më: 16:29 01-01-2021

Mozzik dhe Loredana kanë qenë padyshim dyshja më e komentuar e këtij viti. Ndarja që prodhoi suksese në muzikë dhe ribashkimi i tyre i shumëpërfolur, shenjat që ata kanë dhënë herë pas here se mund të jenë sërish çift kanë qenë kryefjala e mediave rozë për 2020-tën. Pikërisht këto shenja i kanë bindur fansat se ata të dy janë sërish bashkë si çift, mirëpo këtë nuk e ka konfirmuar as njëri e as tjetri.

E ftuar para disa javësh në një emision në Gjermani, kur u pyet në lidhje me këtë gjë, Loredana nuk dha një përgjigje konkrete, por u shpreh se ata do të jenë gjithmonë bashkë për shkak të vajzës së tyre, Hanës.

Gjithashtu Getinjo i ftuar së fundmi në emisionin “Shiko kush luan” u shpreh se ata nuk mund të jenë kurrë të ndarë, sepse është vajza që do i bashkojë gjithmonë.

Nga ana tjetër Mozzik është shprehur ‘Kam një vajzë me te, nuk kam qare pa u taku’.

Por a e kaluan bashkë natën e ndërrimit të viteve? Siç duket jo dhe këtë e kuptuam nga Instagrami.

Reperja e kaloi këtë natë festive me vajzën dhe familjarët e saj, ndërsa Mozzik me familjen e tij.

lori.jpg

 

Fillimisht ishte Loredana ajo që postoi disa foto me Hanën në Instagram, duke uruar ndjekësit për Vitin e Ri e të gjithë po pyesnim “Ku është Mozzik?”.

Më pas Getinjo ndau një foto familjare me Mozzik dhe prindërit e tyre në Instagram, duke na bërë të kuptojmë se reperi ndodhet me ta në Kosovë dhe jo me të bijën dhe Loredanën.

gettinjo.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381