Ledjana Prenga është jthyer në një nga vajzat më të komentuara të momentit. Që pas daljes së saj nga programi, duket se bukuroshja ka ndërprerë çdo kontak me Mevlanin, djelin me të cilin doli çift.
Ky i fundit pak ditë më parë i ftuar në emisionin Përputhen është shprehur se lidhja mes tij dhe Ledjanës ka përfunduar, dhe ajo e kishte bërë bllok në të gjitha rrjetet sociale. Mirëpo provokimet mes njëri-tjetrit kanë vijuar edhe pse janë të ndarë.
Ledjana me anë të postimeve në rrjetete sociale ka treguar se nuk e priste që Mevlani të fliste për të prapa shpine.
Por së fundi ajo duket se nuk mund ta heqë lehtë nga mendja Mevlanin.
Në një status në Instastory ajo shkruan: “Më mirë me u zënë me ty se me u puth me dikë tjetër”, që duket se nënkupton se ende nuk e ka harruar Mevlanin.